Çepurin: Rusia kërkon hetim adekuat për vrasjen e Ivanoviqit NULL NULL 22.01.2018 14:04 22.01.2018 14:04 Rusia dënon ashpër “aktin terrorist” të vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe kërkon një hetim adekuat me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të autoriteteve kompetente serbe në kapacitet të plotë si dhe organizatave ndërkombëtare, në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së. Kështu tha sot ambasadori rus Aleksandar Çepurin në një bisedë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq Çepurin gjithashtu theksoi se vizita e Vuçiqit në Kosovë paraqet një akt të guximshëm , transmeton Klan Kosova. Kreu i shtetit serb vizitoi të shtunën Kosovën ku edhe bëri homazhe tek vendi ku u vra Oliver Ivanoviq në Mitrovicën Veriore, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Stabiliteti i Ballkanit është prioritet i Italisë 6 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 45 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë