14:48, 12 Tetor 2018

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin rus Aleksander Çepurin, i cili i përcolli atij propozimin e presidentit Vladimir Putin për të vizituar Serbinë në janar.

Vuçiq tha se është nder për vendin e tij që ta pres Presidentin Putin dhe se Beogradi do të shfaqë mikpritjen serbe, njoftoi Shërbimi i Bashkëpunimit me media të kreut të shtetit serb, transmeton Klan Kosova