21:00, 20 Prill 2017

Celine Dion thotë se është “shumë herët” për të filluar një lidhje të re pas vdekjes tragjike së bashkëshortit, Rene Angelil.

Këngëtarja e hitit “My Heart Will Go On” ka insisituar se është akoma shumë herët që ajo të dashurohet sërish, pasi është akoma në zi për vdekjen e njeriut të saj të zemrës.

“Është definitivisht shumë herët për mua. Unë jam akoma shumë e dashuruar me Rene, ai është dashuria e jetës time. Është shumë e vështirë për mua të nis një lidhje të re me një person tjetër. Unë akoma jetoj çdo ditë me dashurinë për Renen”, ka thënë ajo.

Dion ka thënë poashtu se Rene është gjithmonë me të, në çdo moment.

“Ai është gjithmonë pranë meje. Kur unë këndoj, ai është aty. Kur unë përqafoj fëmijët e mi, ai është sërish me mua. Unë akoma jam duke mbajtur zi për humbjen e tij”, ka vazhduar tutje këngëtarja e disa hiteve, transmeton Klan Kosova.

Por duket se zia për humbjen e bashkëshortit, për këngëtaren Dion nuk do të kalojë lehtë dhe shpejtë.

“Mendoj se do të vazhdojë të vajtojë humbjen e Renesë për gjithë jetën time. Rene ishte me mua qysh kur isha 12 vjeçare. Nuk kam pasur lidhje me asnjë burrë tjetër, nuk kam puthur asnjë burrë tjetër në jetën time. Më mungon shumë. Më mungon shumë ta kem pranë, ta puthë, ta përqafojë, të bëj dashuri me të. Më mungon t’i ndaj ëndrrat e mia me të, brengat, lumturitë e mia të vogla… më mungon shumë”, ka përfunduar këngëtarja.

Bashkëshorti i këngëtares, Rene Angelil ka vdekur në muajin janar të vitit 2016 pas një beteje me kancerin e fytit derisa ai dhe Dion kanë së bashku tre fëmijë.

Interesante