Celine Dion gati u rrëzua në Billboard Music Awards NULL NULL 23.05.2016 22:40 23.05.2016 22:40 Kaq prekëse! Celine Dion ka folur për momentin kur djali i saj i madh Rene Charles, 15 vjeçar doli në skenën e Billboard Music Awards 2016 papritur duke i dhënë asaj çmimin “Icon” për arritjet jetësore pas performancës së saj. 48 vjeçarja doli në skenë në Las Vegas në T-Mobile Arena për të kënduar këngën “The Show Must Go On”, të cilën ajo ia ka dedikuar bashkëshortit të saj, Rene Angelil, i cili vdiq në janar në moshën 73 vjeçare nga kanceri në fyt, transmeton Klan Kosova. Në një intervistë me Entertainment Tonight, Dion tha se ajo gati u rrëzua nga emocionet. “Përpjekja për ta kënduar këtë këngë pa u rrëzuar ishte mjaft e madhe”, tha ajo për EE. “Pastaj u ktheva pash djalin tim. Si një nënë, unë me të vërtetë me gjithë këtë proces jetësor të jetës sonë të re, duhej të isha e fortë”. “Jam shumë mirënjohëse për këtë çmim dhe krenare për familjen time”. Derisa ajo ka bërë përpjekje për të qëndruar e fortë për fëmijët e saj, pesë herë fituesja e Grammy shpjegoi se ajo dëshiron që të gjithë ta dinë se është në rregull të qajë. “Ju duhet të jeni të fortë, por unë mendoj se është e rëndësishme që të mos mbani çdo gjë në vete”, vazhdoi ajo. Pas Billboard Music Awards, Dion do të fillojë një turne evropian për të promovuar albumin e saj të ardhshëm. Dion dhe Angélil ishin të martuar për 21 vjet dhe gjithashtu ndajnë 5 – vjeçarët binjakë – bijtë Nelson dhe Eddy. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.