LIRAK CELAJ2
15:00, 21 Prill 2017

Asambleistit të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Lirak Celaj nuk e sheh të rëndësishëm themelimin e  Ansamblit të Këngëve e Valleve “Rexho Mulliqi”.

Kjo pasi sipas tij, komuna nuk mund ta përballojë koston e themelimit të saj.

Ky reagim erdhi pasi, drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja bëri të ditur projekt-propozimin për themelimin e këtij ansambli.

Këtë propozim të Vllahinjës nuk e mbështeti as LDK-ja, njofton Klan Kosova.

 

Interesante