17:04, 7 Dhjetor 2018

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ju ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë që të kenë kujdes me rastin e paralajmërimit të koncertit në veri të Mitrovicës nga këngëtarja serbe,Svetlana Raznatoviq, e njohur si “Ceca”.

Gashi  ka thënë për klankosova.tv se iu ka kërkuar institucioneve të sigurisë të marrin masat e duhura, nëse ky organizim bëhet për qëllime të këqija dhe nxit grupacione.

Koncerti i saj pritet të mbahet në kuadër të organizimeve për t’i mbështetur protestat për heqjen e taksës prej 100 përqind për produktet serbe.

Organizimi pritet të filloj nesër prej orës 12:00.

Taksa, Ceca nesër me koncert në Mitrovicën e Veriut