Cavaliers e James ende pa marrëveshje NULL NULL 05.07.2015 13:28 05.07.2015 13:28 CLEVELAND, OH - OCTOBER 30: LeBron James #23 of the Cleveland Cavaliers looks on after a play in the second quarter against the New York Knicks at Quicken Loans Arena on October 30, 2014 in Cleveland, Ohio. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. (Photo by Jason Miller/Getty Images) Derisa ende nuk është arritur kontratë me LeBron James, Cleveland Cvaliers ka blindur për pesë vitet e ardhshme yllin tjetër të ekipit, Kevin Love. Ai mori 110 milionë dollarë amerikanë, transmeton Klan Kosova. Cleveland Cvaliers janë shumë të zënë duke luftuar në disa fonte për të ruajtur fondin e lojtarëve që kanë, por edhe për të sjellë të tjerë. Por, për momentin ata nuk kanë arritur të nënshkruajnë me lojtarin kryesor, LeBron James, i cili vazhdon të jetë pa kontratë, thonë burime të afërta të ESPN.com, transmeton Klan Kosova. Agjenti i James, Rich Paul, u ka bërë të ditur Cavs-ave se kontratë me James nuk do të ketë, derisa klubi të mos i propozojë edhe një ofertë për lojtarin tjetër që Paul përfaqëson, Tristan Thompson. “James do të nënshkruaj me Cavs, por nuk është se po nxiton për këtë”, thotë burimi i ESPN-it. Ndërsa Cavs kanë arritur dy kontrata mjaft të rëndësishme, atë prej 110 milionë dollarësh me Kevin Love, që vlen për pesë vjetët e ardhshme dhe me Iman Shumpert për katër vjet e që vlen 40 milionë dollarë amerikanë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.