Cary Joji Fukunaga, regjisori i ri i “James Bond” NULL NULL 20.09.2018 12:30 20.09.2018 12:30 Njeriu prapa serialit të Netflix “Maniac” është emëruar si regjisori i filmit të ardhshëm “James Bond”. Cary Joji Fukunaga do ta zëvendësojë Danny Boyle, i cili është dorëhequr për shkak të, siç ka thënë ai, dallimeve në kreativitet. Producentët Michael G Wilson dhe Barbara Broccoli e kanë vlerësuar lart Fukunagan, duke e quajtur si inovativ dhe ndryshe nga të tjerët. Ai së fundmi ishte regjisor në komedinë dramatike “Maniac” si dhe në sezonin e fundit të “True Detective”. Me punën e tij në dramën televizive të HBO-së, Cary ka fituar çmimin “Emmy” në vitin 2014. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.