11:00, 16 Prill 2018

Albumi i saj i ri po kryeson në top listat e hiteve në Billboard, duke bërë që kjo të jetë edhe një arsye më shumë për Cardi B, që ta gëzoj edhe më shumë shtatzëninë e saj.

Kjo pasi, vet artistja u pa ndërsa po kërcente me këngën e saj më të re ”I Like It”, momente të cilat i ndau me afër 22 milionë ndjekësit e saj në Instagram, njofton Klan Kosova.

25 vjeçarja dukej e parezistueshme teksa po mbante të veshura një kostum shumë-ngjyrësh nga Moschino.

Vallëzimi i saj i papërmbajtshëm si dhe ngjyrat e ndezura, i vënë në pah Cardi B-së edhe barkun e saj prej një shtatzëne, të cilin spo mund ta fsheh dot më!