23:30, 12 Korrik 2018

Futbollisti i Juventus, Joao Cancelo, shpreson që ardhja e Cristiano Ronaldo-s në këtë klub  do ta rrisë cilësinë e kampionit në fuqi të Italisë.

“Jam i sigurt që ai do ta rrisë cilësinë e përgjithshme të ekipit, dhe do të na ndihmojë që të vazhdojmë së fituari”, ka thënë Cancelo.

“Ai ka një mendësi fituesi dhe ka fituar shumë në karrierë. Në të njëjtën kohë, Juventus i ka fituar shtatë Scudetto me radhë, andaj shpresoj që do të jenë një kombinim perfekt”.