Can: Përjashtimi i Ronaldos i padrejtë NULL NULL 20.09.2018 12:00 20.09.2018 12:00 Mesfushori i Juventus, Emre Can ka quajtur jo të drejtë përjashtimin e bashklojtarit të tij, Cristiano Ronaldos me karton të kuq në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Valencia. “Nëse ju e gjykoni atë si për karton të kuq, ti mund të përjashtohesh për çfarëdo ndërhyrje. Njëqind për qind, ajo nuk ishte për karton të kuq”, është shprehur Can. Ai e ka cilësuar si shumë të ultë arsyen e përjashtimit tw portugezit, raporton Goal, përcjell Klan Kosova. “Unë vetëm e dëgjova që tha se u përjashtua për tërheqje të flokëve. Ne nuk jemi femra, ne jemi duke luajtur futboll”, ka shtuar turku me nënshtetësi gjermane. Kjo është hera e parë që pesë herë futbollisti më i mirë në botë merr karton të kuq në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Champions League Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve, rimeç mes Realit dhe Cityt 4 days