Cakaj për Specialen: S’ka ndikim në raportet ndëretnike – ka munguar presioni ndaj Serbisë NULL NULL 16.04.2018 22:31 16.04.2018 22:31 Studiuesi dhe filozofi, Gent Cakaj, ka vlerësuar se themelimi i Gjykatës Speciale në Kosovë është një praktikë ndërkombëtare, ndonëse rasti i kësaj gjykate ka specifikat e veta. “Gjykatat hibride janë praktikë e shpeshtë në situatë post konfliktit, në nivel ndërkombëtar. Përkundër faktit se kjo është një praktikë gjerësisht e aplikueshme nuk mund të interpretohet njëtrajtshëm. Nëse flasim për Gjykatën Speciale, është rast unik për faktin se operon brenda legjislacionit të Kosovës, që ka të instaluara dhomat e specializuara. Operimi në mënyrë paralele dhe i komponuar prej faktorit ndërkombëtar e bën të veçantë” Studiuesi Cakaj gjatë intervistës në Zona B të Klan Kosovës, ka bërë krahasimin e funksionimit të Gjykatës Speciale në Kosovë me vendet e rajonit. “Serbia e adapton ligjin për themelim e dhomës së specializuar për hetime të krimeve të luftës, Kroacia ka vepruar njëjtë. Gjithashtu e njëjta tendencë është edhe në Bosnje dhe Hercegovine për themelimin e dhomave hibride për trajtim të krimeve të luftës, si dhe Mali i Zi ka themeluar dhomën e veçantë për krim të organizuar, korrupsion dhe krime lufte” “Në rastin e Kosovës ka ndodhur hibridizimi i saj. Pritjet kanë qenë se EULEX-i do të ndihmojë në ndërtim dhe zgjerimin e kapaciteteve institucionele. Është themeluar dhoma e veçantë në kuadër të gjykatave të Kosovës, si dhe kemi themelimin e Gjykatës Speciale, kështu që ka dy forma. Kosova qëndron në pozicion më ndryshe krahasuar me rajonin” Ai gjithashtu ka vlerësuar se dhomat e specializuar për hetimin e krimeve të luftës në Serbi nuk kanë dhënë rezultate, në veçanti duke lënë profilin e mesëm dhe nivelin operativ të pandëshkuar, përderisa nuk ka pasur presion nga BE-ja. “Përderisa BE-ja ka ushtruar presion enorm për një iniciative të re në Kosovë për hetimin e krimeve të luftës, nuk ka pasur presion për iniciativën ekzistuese për hetimin e krimeve të luftës në Serbi. Iniciativa ekzistuese në këtë vend nuk ka prodhuar rezultate të dëshiruara. Çështja është, nëse Kosova ka marrë përsipër në iniciativë të tillë gjithsesi presioni ndërkombëtar duhet të aplikohet edhe në Serbi.” “Ajo çka Serbia është e interesuar është kompletimi i kapitullit të 23-të në terma administrativ por jo edhe një përballje me të kaluarën” Në fund për Cakajn, veprimet e Gjykatës Speciale nuk përbëjnë ndonjë rol të rëndësishëm në përmirësimin e raporteve në mes të shqiptarëve dhe serbëve. “Në nivel të rikuperimit të marrëdhënieve ndëretnike Gjykata Speciale nuk mund të ketë rol substancial. Çështja e pajtimit shumë më shumë varet prej dialogut aktual Kosovë-Serbi. Gjykata Speciale nuk do të jetë faktori qendror që do të përcaktoje kualitetin e marrëdhënieve ndëretnike”, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024