Çaji i gjelbër Matcha, 130 herë më shumë antioksidantë se ai i zakonshmi NULL NULL 23.09.2017 17:00 23.09.2017 17:00 Matcha është çaji i gjelbër me origjinë nga Kina që përdoret kryesisht në traditën e “ceremonisë së çajit” në Japoni. Bëhet fjalë për çajin me përqindjen më të lartë të antioksidantëve, rreth 130 herë më shumë se çaji i gjelber normal. Matcha mbron organizmin nga plakja dhe sëmundjet kronike, forcon sistemin imunitar gjithmonë falë pranisë shumë të madhe të antioksidantëve dhe polifenolëve. Përveç kësaj përmban vitamina A, B, C, E dhe K si dhe kripëra minerale si fosfori, kalciumi, hekuri, kaliumi, zinku, magnezi të nevojshëm për një funksionim të mirë të sistemit imunitar. Përshpejton metabolizmin, duke na ndihmuar të heqim dhjamin e tepërt dhe për të mbajtur formën ideale. Falë teaninës, një aminoacid që ka kapacitetin të reduktojë stresin fizik dhe mendor, na ndihmon te qëndrojmë te përqendruar, ndërsa falë sasisë së lartë të kafeinës çaji matcha na ndihmon të rimë zgjuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 18 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 18 orë më parë