Bytyqi: Të punohet bashkërisht për nxitjen e diversitetit në shkolla NULL NULL 11.10.2018 12:58 11.10.2018 12:58 Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, kërkoi të ketë një angazhim të përbashkët që në shkolla të ketë një zhvillim gjithëpërfshirës për fëmijët dhe krijimin e mundësive të barabarta duke mos lejuar diskriminimin për cilindo fëmijë, apo komunitet të caktuar. Ai gjatë konferencës përmbyllëse të projektit “Nxitja e kulturës demokratike dhe e diversitetit në shkollë”, deklaroi se kështu do të kemi një sistem arsimor shumë më të zhvilluar dhe cilësi në arsim. Sipas Bytyqit, ky projekt i ka kushtuar një rol të rëndësishëm dhe të veçantë krijimit të një kulture demokratike dhe nxitjen e diversitetit nëpër shkolla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 42 minuta më parë