Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bytyqi shpjegon planet e tij në arsim dhe shëndetësi

NULL NULL
20.09.2017 22:20

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Shyqiri Bytyqi, ka shpalosur në Zonën e Prishtinës në Klan Kosova, disa nga planet e tij në fushën e shëndetësisë dhe arsimit në rast se arrin t’i fitojë zgjedhjet.

“Ne nuk po vijmë për ta menaxhuar Prishtinën dhe jo për të bërë politikë në Prishtinë. Jam menaxher dhe po hyj ta menaxhoj Prishtinën”, tha Bytyqi.

“Ne do të jemi bashkëpunëtorë me të gjithë, në veçanti me asamblenë e Prishtinës”.

“Nuk do të krijoj politika konfliktuoze”, tha ai, duke akuzuar qeveritë e kaluara që më shumë kanë qenë të interesuara të krijojnë konflike, dhe që sipas tij të arsyetohen për moskryerjen e punës.

Bytyqi ka thënë se qeveria e kaluar nuk ka bërë diçka që mund të mbahet mend shumë, përveç autobusëve, njofton Klan Kosova.

“Ndërsa ne, së pari do të rregullojmë një mënyrë të parkingjeve në Prishtinë”.

“E dyta, që Prishtina të jetë më e pastër, që Prishtina të ketë gjelbërim sa më shumë”.

Ai tha se nuk do t’i lënë anash fshatrat e Prishtinës për të cilat ai ka thënë se janë harruar nga qeverisja.

Sa i përket fushës së shëndetësisë, Bytyqi ka thënë se ata kanë kuadro mjaft të shkolluara edhe brenda, edhe jashtë, por edhe në fushën e mjekësisë që janë të gatshëm që të vijnë dhe ta marrin drejtorinë në Prishtinë, duke përmendur doktor Muharrem Kuqin i cili sot shërben në Spitalin e Zvicrës.

“Ka mungesë edhe të ndërtesave”, tha ai, duke thënë se duhet pasur shtesë të ambulantave,

“Por në afat të shkurtë, ne konsiderojmë që do të kemi një numër shtesë të mjekëve në komunën e Prishtinës”, tha ai, dhe më pas përmendi se do të kërkojnë shtim të buxhetit sa i përket kësaj.

Bytyqi beson se përmes një bashkëpunimi të mirë do të arrijnë të sjellin një kuadro të mirë, pasi që sipas tij, problematika më e madhe çon në mungesën e kuadrove.

“Normale është që Prishtinës sot i mungon edhe spitali i qytetit”, tha ai.

Tutje, ai bëri të ditur që primare në Prishtinë duhet të jetë fillimi i zbatimit të ligjshmërisë së arsimit tre ditor.

“Në momentin që ne vijmë në qeverisje menjëherë do të fillojë të zbatohet mësimi tre ditor”, tha Bytyqi.

Bytyqi përmendi mungesën e madhe të objekteve shkollore, si një tjetër problem të arsimit në Prishtinë.

“Prishtina ka mungesë të madhe të objekteve shkollore. Ne menjëherë do ta incizojmë gjendjen”.

“Duhet të ndërtohen objekte të reja shkollore”.

“Pra në çdo lagje ne do ta masim kapacitetin për ta filluar mësimin tre ditor”, tha ndër të tjera ai.

Në vazhdim, Bytyqi tha se ata do t’i zgjedhin ekspertët e fushave, dhe se nuk do të fokusohen në njerëz partiak.

“Do të kemi një harmonizim të politikave në mënyrë që arsimi të depolitizohet”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.