Buzë të plota, me vetëm katër hapa NULL NULL 25.09.2018 19:54 25.09.2018 19:54 Mos e humbni shpresën nëse nuk i keni buzët si Angelina Jolie, por mësoni se si me vetëm katër hapa mund të krijoni iluzionin e buzëve të plota dhe seksuale! Çfarë ju nevojitet? Korrektori; Lapsi me ngjyrë të buzëve; Shkëlqimi transparent; Shkëlqimi shkëlqyes; Furça për buzëkuq; Hapi i parë – Vendosni një shtresë të hollë të korrektorit në majën e buzës së sipërme dhe të poshtme. Korrektori do të reflektojë dritën dhe në këtë mënyrë buzët duken më të plota. Hapi i dytë – Vizatoni vijën e buzëve me laps. Lirisht mund të shkoni edhe përtej vijës së buzëve, sepse korrektori do të zvogëlojë hendekun në mes të buzës dhe lapsit. Hapi i tretë – Duke përdorur një furçë, aplikoni një shkëlqim të tejdukshëm. Ju gjithashtu mund të përdorni edhe buzëkuqin me ngjyrën e preferuar, apo atë më ngjyrë të buzëve tua. Hapi i katërt – Në mes të buzës së poshtme, vendosni pak shkëlqyes, shkruan femina. Ai gjithashtu do të reflektojë dritën, dhe buzët do të duken më të plota. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.