Bushati në Kinë: Mirëpresim qasjen e Pekinit në rajon NULL NULL 26.08.2016 22:05 26.08.2016 22:05 Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë takimit në Kinë me homologun e tij Uang Ji siguroi palën kineze se Shqipëria njeh politikën e një Kine të vetme. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ai u shpreh: “Shqipëria konfirmon me kënaqësi qasjen pragmatike të Kinës në rajonin tonë dhe inkurajon autoritetet kineze që të zhvillojnë edhe më tej këtë qasje dhe të mbështesin realitetet e reja në Evropën Jug-Lindore”. Më tej Bushati theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe në fusha të tjera si energjia, infrastruktura, bujqësia, turizmi, kultura dhe arsimi, shkruan Top Channel. Në këtë kontekst, ministri Bushati kërkoi nga pala kineze mbështetje për projektet konkrete në këto fusha. Për vitin 2016, Kina renditet si partneri i dytë tregtar i Shqipërisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti i sigurisë: Sulmi terrorist në Banjskë u neglizhua nda institucionet ndërkombëtare (VIDEO) 7 minuta më parë
Kosova Osmani pret Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, Jean Marie Speich - theksohet thellimi i raporteve 12 minuta më parë
Kosova Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill 43 minuta më parë