Busek: Ballkani Perëndimor sa më shpejt të pranohet në BE NULL NULL 17.04.2018 14:13 17.04.2018 14:13 Ish-zëvendëskancelari austriak, Erhard Busek mendon se BE ka nevojë që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen sa më shpejt në bllok. Busek theksoi se anëtarësimi në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka alternativë, transmeton Klan Kosova. Kjo deklaratë e politikanit austriak erdhi në ditë kur Komisioni Evropian spublikon Raportin e Progresit për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që synojnë integrim në Bashkimin Evropian. I njohur si Raporti i Progresit, ai pritet të përmbajë shënimet kryesore në lidhje me përparimet që ka shënuar Kosova gjatë periudhës një vjeçare, sipas monitorimit që i bën Komisioni Evropian, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 7 minuta më parë
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 22 minuta më parë