“Burri më i mirë i të gjitha kohërave” (VIDEO) NULL NULL 25.11.2015 09:30 25.11.2015 09:30 Javët e fundit interneti ka qenë i mbushur me fotografi nga qyteti indian, Chennai. Kjo për shkak të përmbytjeve që kanë ndodhur në këtë vend, transmeton Klan Kosova. Por një video ku shihet një burrë duke e ndihmuar një grua të kalojë nëpër një rrugë të mbushur me ujë në qytetetin e përmbytur nga reshjet, duket sikurse një rreze shprese në mes të errësirës. Në çdo hap që gruaja bënë, burri ia vë karriken për të mos prekur ujin dhe që ajo të shpëtojë pa u lagur. Nuk dihet për identitetin e burrit apo gruas mirëpo kjo video në Youtube është titulluar si “Burri më i mirë ndonjëherë”. Nga këto përmbytje në Indi kanë humbur jetë rreth 150 persona. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.