Burdushi parashikon gatime dhe gjella politike, skanime e devijime… NULL NULL 23.03.2018 11:02 23.03.2018 11:02 Hyseni Peqani, por që njihet me nofkën e tij karakteristike si Burdushi, e që vetëquhet mjek popullor ka shtrirë fushëveprimin e tij edhe në analizimin dhe parashikimin e ngjarjeve politike. Burdushi, që merret me parashikimin e fateve individuale, tash është zgjeruar edhe në parashikime të fateve kolektive. Politika kosovar – sidomos situata e kohëve të fundit – s’ka mundur dot t’i ikë thumbit vrojtues të Burdushit, i cili ka dhënë një koment interesant për situatën politike, por që përshkrimin e ka pasuruar me referenca gastronomike dhe meteorologjike. “Besoj se së shpejti do kemi gatime të ndryshme, gjella politike, skanime e devijime politike. Deri muajin 6/9 shihen shumë mjegulla edhe do ketë ndryshime skena politike ketë vit”, ka pohuar Burdushi në një përgjigje të tij në Facebook për gazetarin e Klan Kosovës, Milot Hasimja. Burdushi ka përmendur edhe një pako katërpikëshe për Kosovën nga BE-ja e SHBA-ja. “Besoj ato katër pika; një kuti qe është dhënë urdhër nga BE dhe USA duhet zbatuar. Besoj qe kjo qeveri do ndryshoj”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.