Bunjaku-Rexhepi: Është koha që kjo Qeveri të japë dorëheqje (VIDEO) NULL NULL 15.10.2018 18:54 15.10.2018 18:54 Valentina Bunjaku -Rexhepi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka treguar se pse sot LDK-ja dhe Vetëvendosja nuk kanë marrë pjesë në seancën ku u diskutua për rezolutën për dialogun me Serbinë. “Fillimisht nuk është e njëjta rezolutë, ka pika të cilat nuk janë të njëjta. LDK e ka pozicionin e qartë se nuk do të marrë pjesë në seancat e ftuara nga Kadri Veseli derisa nuk ftohet seanca e thirrur nga opozita që është thirrë kohë më parë. “Pozita nuk kishte marrë pjesë. Nuk kemi pasë kuorum që të vazhdojmë me atë seancë”. “Kjo Qeveri ka vazhduar seancën e mbetur në gjysmë dhe nuk e di me çfarë arsye me këta pak numra që kanë, ku edhe njëri nga deputetët e tyre [Milaim Zeka] e ka lëshuar seancën sepse nuk ka dashur ta bëjë kuorumin”. Bunjaku-Rexhepi ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se kjo Qeveri duhet të japë dorëheqje. “Shumica ekziston në anën e opozitës. 57 deputetë shqiptarë jemi në opozitë kursë këta [koalicioni qeveritar] janë 62 deputetë bashkë me Listën Serbe dhe kur po don Lista Serbe po e kërcënon qeverinë me bojkot”. “Kjo Qeveri me këta numra që nuk i ka tani realisht duhet ta ketë të qartë se është koha që kjo Qeveri të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje”. “LDK-ja dhe Vetëvendosja nuk është se jemi të njëjtë në ideologji por jemi opozitë e bashkuar kundër kësaj qeverisje kundër këtij kryeministri, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave sepse kjo qeveri gjithçka në këtë Kosovë ka degraduar në qytetarët e Kosovës”. Deputetja e LDK-së ka thënë se deputetët e partisë së saj do të jenë në Kuvend, kurdo që e shohin të nevojshme një gjë të tillë. “LDK nuk merr pjesë ne seancë sepse kjo është Qeveri e pakicës. Në momentin që Kadri Veseli e sheh të arsyeshme të ftojë seancën e thirrur nga opozita, me rezolutën e opozitës, ne do të jemi aty”. “Do të jemi edhe aty ku e shohim të nevojshme. Për marrëveshjet ndërkombëtare duhen 2/3 e votave dhe fati i tyre varet nga Lista Serbe”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 13 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 20 minuta më parë