11:52, 20 Mars 2017

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Islandën, njofton Klan Kosova.

Lista përbëhet nga 23 lojtarë, të cilët janë ftuar për ndeshjen e cila do të zhvillohet më 24 mars, të premten.

“Kombëtarja jonë është kombëtarja më e re në botë me moshë”, pohoi Bunjaki.

“Jemi në një fazë shumë të mirë pasi ka filluar të krijohet konkurrencë në skuadër. Kurse, sa i përket Islandës nuk kemi nevojë ta prezantojmë shumë, sepse e dimë performancën e saj. Islanda është kundërshtar më ndryshe nga të tjerët, pasi kanë një kulturë të lojës ndryshe, por me rendësi është që të tregohemi të durueshëm”.

Bunajki ka folur edhe për faktin që përfaqësuesja ende nuk po ka një stadium që plotëson kushtet për të zhvilluar ndeshjet në Kosovë.

“Është loja e katërt që e luajmë jashtë Kosovës, nuk është e lehtë edhe pse dëshira jonë është që të luajmë në Kosovë, sepse organizimi është më i lehtë mirëpo nuk i kemi kushtet”.

Selektori kosovar ka treguar se ekipi nesër udhëton për në Drenas.

“I cili është vendi i vetëm ku përfaqësuesja zhvillon ushtrimet, ndërsa më pas udhëtohet për në Shqipëri.

Ndeshja mes Kosovës e Islandës e vlefshme për kualifikimet e Botërorit Rusia2018, zhvillohet në Shkodër në stadiumin “Loroboriçi”.

klankosova.tv

 

Interesante