Bunjaki tregon për Klan Kosovën kur do ta marrin përgjigjen përfundimtare për lejet e lojtarëve NULL NULL 04.09.2016 20:34 04.09.2016 20:34 Trajneri i Përfaqësuese së Kosovës, Albert Bunjaki, është prononcuar për ekipin e Klan Kosovës që po qëndron në Finlandë dhe ka thënë se nesër në orën 15:00 do ta marrim vesh përfundimisht se cilët lojtarë do të luajnë e cilët jo. “Nesër në ora 15:00 do ta marrim listën finale për lojtarët dhe do ta kuptojmë se cilët lejohen të luajnë”, ka thënë Bunjaki. Ai ka deklaruar se është optimist për përgjigjen. “Besoj se do të kemi një vendim pozitiv, përndryshe do të dëmtoheshim shumë”. “Edhe dorëzimi për listën përfundimtare me emra është shtyrë dhe kjo është shenjë pozitive”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.