Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bulliqi: Mali i Zi e ka rivizatuar kufirin, komisioni kosovar ka pranuar

NULL NULL
13.11.2017 11:26

Kryetari i ri i Komisionit Shtetëror për kufirin me Malin e Zi, Shpejtim Bulluqi, ka deklaruar para deputetëve se komisioni i kaluar shtetëror i Kosovës qysh në takimin e dytë me palën malazeze e kishte ditur që po humbet tokë, por e kishte pranuar këtë humbje.

“Ish-komisioni qysh në takimin e dytë e kanë pasur të qartë se territori i Kosovës po humbet”, ka deklaruar Bulliqi.

Ai e ka shpjeguar edhe si Mali i Zi arriti ta zgjerojë territorin e vet në dëm të Kosovës.

“Problemi është se Mali i Zi ka përdorur një hartë topografike që nuk ka pasur vija të kufirit. Pra, në këtë mënyrë është ri vizatuar kufiri. Atë vijë për fat të keq e kanë vizatuar pala malazeze dhe i është sjellë komisionit tonë në tavolinë dhe ata e kanë pranuar si të tillë”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.