Bukëpjekësi shqiptar jep bukë falas në Serbi NULL NULL 27.07.2017 13:06 27.07.2017 13:06 Ferhat Hoxhaj, 34 vjeçar nga Prijepolje në Serbi, është dëshmia se pak për dikë do të thotë shumë për dikë tjetër. Ai është pronar i disa furrave të bukës dhe jep bukë falas për të gjithë ata që nuk kanë mundësi për të blerë. E së fundmi ai ka filluar një praktikë të re, duke ofruar bukë falas për të gjithë bashkëqytetarët e tij. Në katër furrat e tij para një javë janë vendosur mbishkrimet që të gjithë qytetarët mund të marrin nga dy bukë në ditë falas. “Kjo nuk është një fushatë, është vullneti i mirë. Është shumë e rëndësishme që njerëzit në qytetin tonë të jenë plot. Besoj se kudo në botë ka kësi praktika, vullnet të mirë për të mirën e popullit” ka thënë Hoxhaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024