Buka e zezë kundër tensionit të lartë NULL NULL 04.08.2015 15:30 04.08.2015 15:30 Produktet që përmbajnë miell jo shumë të bluar, kanë rol të pazëvendësueshëm mbi funksionimin e zemrës dhe enëve të gjakut. Pjesë e rëndësishme e menysë ditore janë produktet si bollgur, krunde, lloje të ndryshme musli dhe buka e zezë, të cilat dukshëm e ulin rrezikun nga hipertonia. Ata që konsumojnë kësi lloj të ushqimit, eliminojnë edhe një numër të madh të shkaqeve për tu prekur nga sulmi në tru. Ata që zgjedhin produkte me fara të plota në vend të miellit të bardhë, ata kanë rezultate më të mira sa i përket nivelit të kolestreolit, përveç kësaj kjo i përmirëson funksionet e zemrës dhe enëve të gjakut. Këto fibra janë të nevojshme që të mbani organizmin në formë dhe të shëndetshëm Sipas ekspertëve këto fibra janë të nevojshme që të mbani organizmin në formë dhe të shëndetshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day