BSPK-ja e pakënaqur me rritjen nga Qeveria NULL NULL 13.01.2018 14:11 13.01.2018 14:11 Pas vendimit të qeverisë për rritjen e pagave prej 4 për qind ka reaguar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Përmes një komunikate, BSPK-ja shpreh indinjatë të thellë për jogatishmërinë e Qeverisë për ta gjetur një zgjidhje për rritjen e pagave qoftë edhe në kuadër të buxhetit të parashikuar. Sipas saj, rritja e pagave prej 4 për qind, pos që është vendim i njëanshëm i Qeverisë, po ashtu është i barabartë me 0.5 për qind të rritjes së pagës së Kryeministrit. BSPK-ja, është e habitur, se si edhe për kundër marrëveshjeve të nënshkruar mes saj, Qeverisë dhe Federatave Sindikale me të cilat marrëveshje Qeveria do të bashkëpunoj ngushtë me Sindikatat, me këtë vendim të Qeverisë për ngritje pagash, dëshmoj se kjo Qeveri nuk merr parasysh asnjë propozim të Sindikatave. Për veprimet Sindikale dhe eskalim eventual të situatës, përgjegjësitë do t’i bartë Qeveria, thuhet në këtë komunikatë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024