9:03, 13 Gusht 2017

Bruno Mars ka dhënë një donacion të madh për krizën e ujit në Flint!

Gjatë shfaqjes së tij në njërin prej koncerteve në kuadër të turneut të tij “24K Magic World Tour” në Auburn Hills, Michigan, 31-vjeçari njoftoi se do të dhurojë 1 milion dollarë nga koncerti i natës për të ndihmuar viktimat e krizës së ujit të Flint, transmeton Klan Kosova.

“Unë jam shumë mirënjohës për audiencën e Miçiganit për t’u bashkuar me mua për të mbështetur këtë shkak”, tha Bruno gjatë shfaqjes. “Sfidat e vazhdueshme mbesin vite më vonë për banorët e Flintit dhe është e rëndësishme që ne të mos i harrojmë vëllezërit dhe motrat tona të prekura nga kjo fatkeqësi. Ndërsa njerëzit, sidomos amerikanët, duhet të qëndrojmë së bashku për t’u siguruar që diçka e tillë kurrë nuk do të ndodhë më në ndonjë komunitet”.

Interesante