Brumi “vjen” më shumë se ç’duhet, derdhet në rrugë (VIDEO) NULL NULL 13.09.2017 23:00 13.09.2017 23:00 Një kamion që ishte duke bartur brumë nëpër rrugët e Washingtonit, e derdhi përmbajtjen e tij për shkak të temperaturave të larta. “Kur mendon se i ke parë të gjitha… brumë! Temperatura e lartë e bën të rritet edhe më shumë” – shkroi Policia e Shtetit në Twitter së bashku me postimin e fotografive të aksidentit. Pasi kalimtarët e rastit dhe policët bënë fotografi selfie me këtë brumë që vazhdonte të rritej edhe më shumë, vendi i kësaj skene u pastrua, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.