Brokoli, në 10 ushqimet më të shëndetshme NULL NULL 22.06.2017 12:00 22.06.2017 12:00 Brokoli konsiderohet nga zarzavatet më të ushqyeshme dhe bën pjesë në “Top 10” të ushqimeve më të shëndetshme dhe më të pasura në vitamina, minerale dhe përbërës antioksidantë. Brokoli është konfirmuar si një nga ushqimet me veti të fuqishme antikanceroze. Në 20 vitet e fundit studime të shumta kanë konkluduar se njerëzit që konsumojnë sasi të konsiderueshme të brokolit kanë shfaqur më pak kancer të zorrës së trashë, gjoksit, qafës së mitrës, mushkërive, prostatit, esofagut, laringut dhe tëmthit. Disa nga përbërësit e brokolit luftojnë faktorë që nxisin zhvillimin e kancerit si dhe aktivizojnë enzima të qelizave të trupit tonë që luftojnë kancerin. Brokoli është shumë i pasur në kalcium, hekur dhe magnez. Mbi të gjitha është shumë i pasur në vitaminë A dhe C, duke ia kaluar akoma edhe portokalleve në përqendrim të kësaj të fundit. Brokoli përmban sasi të konsiderueshme të acidit folik, një vitaminë kjo e cila parandalon defekte në lindje, si dhe ofron mbrojtje për sistemin kardiovaskular. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 9 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 9 orë më parë