Brnabiq: Serbia do të ndihmojë në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit NULL NULL 17.01.2018 10:00 17.01.2018 10:00 Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq tha se qeveria serbe do të ofrojë të gjithë ndihmën e mundshme në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe se nëse Serbia nuk lejohet të marrë pjesë në hetim, ajo do të hetojë vet. “Kjo është një ditë jashtëzakonisht e vështirë për Republikën e Serbisë. Ne gjithashtu mbajtëm një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Situata është e vështirë, shpresoj se do të mbetet e qetë, por kjo është padyshim një goditje e madhe si për Serbinë, ashtu edhe për stabilitetin dhe sigurinë rajonale “, tha ajo mbrëmë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën serbe, transmeton Klan Kosova. Ky reagim i shefes së ekzekutivit serb erdhi pikërisht në ditën kur para selisë së partisë së tij Iniciativa Qytetare SDP në veri të Mitrovicës u vra Oliver Ivanoviq . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë