23:00, 12 Janar 2018

Këngëtarja amerikane, Britney Spears, së fundi ngjalli spekulimet se është fejuar me të dashurin e saj, Sam Asghari.

Edhe të enjten, ajo vazhdoi ta bartë unazën e saj të diamantit, teksa shëtiste në plazh me Sam-in.

Britney, përpos unazës, po ashtu shfaqi edhe format e saj të mahnitshme trupore, të cilat nuk heziton që herë pas here t’i tregojë edhe në Instagram.