Britania pret të arrijë pajtueshmëri për Brexit gjatë vikendit NULL NULL 22.11.2018 09:16 22.11.2018 09:16 Theresa May do të rikthehet në Bruskesl për bisedimet për Brexit gjatë këtij vikendi, përderisa Britania dhe BE-ja po mundohen të arrijnë marrëveshjen në kohë për samitin e së dielës me liderët evropian. Pas takimin dy orësh me zyrtarë të BE-së, kryeministrja britanike ka thënë se është arritur progres në formësimin e marrëdhënieve në mes të BE-së dhe Britanise për të ardhmen. Spanja ka deklaruar se nuk do të pajtohet me marrëveshjen e Brexit në qoftë se nuk ndryshohet pjesa për Gjibraltarin. Lidhur me këtë pritet të ofrohet një zgjidhje para të dielës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Meksikë: U dyshua për rrëmbimin dhe vrasjen e një 8-vjeçareje, turma vret brutalisht gruan (FOTO) 13 minuta më parë