Britania e BE-ja kanë dyshime për llogarinë e Brexit NULL NULL 20.07.2017 18:36 20.07.2017 18:36 Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë ende dyshimet e tyre në lidhje me të drejtat që do të gëzojnë qytetarët dhe shumës që Britania do të paguaj për t’u larguar nga BE-ja. Britania tashmë ka hyrë në javën e dytë të bisedimeve për Brexit. Negociatori nga BE-ja, Michel Barnier ka thënë që Britania ende nuk i ka qartësuar aq sa duhet disa çështje të cilat po e pengojnë progresin e procesit. Ndërsa sekretari britanik për Brexit, David Davis ka thënë që negociatat për të ashtuquajturën “llogari të divorcit” ishin të fuqishme. Tutje ai ka shtuar që ka pasur progres mirëpo të dyja palët duhet te tregohen më fleksibile. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zgjedhjet në Kroaci, deputetja Lekaj-Prljaskaj: Boshnjakët po mundohen që t'i përçajnë shqiptarët (VIDEO) 2 minuta më parë
Kosova Paralajmërimi për grevë, Shala i SBAShK-ut thotë se ju mungon dialogu me Ministrinë e Arsimit (VIDEO) 8 minuta më parë