Britania dështon në reduktimin e sheqerit, urdhëruar nga Qeveria NULL NULL 23.05.2018 23:00 23.05.2018 23:00 Industria ushqimore ka dështuar të përmbushë një objektiv të zvogëlimit të sheqerit të përcaktuar nga Qeveria, sipas një raporti të Shëndetit Publik të Anglisë (PHE). Shitësit me pakicë, prodhuesit, restorantet, kafenetë dhe zinxhirët e pijetore u është thënë të ulin 5 përqind të sheqerit deri në gusht 2017-ës por kjo nuk ka ndodhur, njofton Klan Kosova. Institucioni i Shëndetit Publik i Anglisë, konstatoi se për produktet e shitësve të markave të shitësve dhe prodhuesve, ka pasur vetëm një reduktim prej dy për qind në nivelet totale të sheqerit për 100g. Synimi u vendos në një përpjekje për të trajtuar krizën e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar me trashje, me qëllim që të ulë 20 përqind të sheqerit nga një gamë e produkteve deri në vitin 2020. Profesor Russell Viner, president i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, tha se nga 20 markat më të mira, vetëm një e treta tregoi ndonjë rënie në përmbajtjen e sheqerit dhe12 përqind e rritën sasinë e sheqerit në prodhimet e tyre, njofton Klan Kosova. Ndërsa në Kosovë, ende nuk dihen të dhënat dhe sasitë e përdorimit të sheqerit apo për pasojat që mund të barten tek fëmijët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 18/03/2024
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 17/03/2024