Brigitte Nielsen sjell në jetë fëmijën e pestë NULL NULL 24.06.2018 18:52 24.06.2018 18:52 Brigitte Nielsen ka lindur fëmijën e saj të pestë! Aktorja 54-vjeçare e lindi vajzën e saj Frida të premten në Los Anxhelos, transmeton Klan Kosova. “Ne jemi të gëzuar që mirëpritëm vajzën tonë të bukur në jetën tonë”, tha Brigitte dhe burri i saj Mattia Dessi për People në një deklaratë. Ky është fëmija i parë për Brigitte dhe Mattia, të cilët janë të martuar që nga viti 2006. Ajo ka katër djem të rritur nga marrëdhëniet e mëparshme: Julian, 34, Killian, 28, Douglas, 25 dhe Raoul, 23 vjeç. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.