“Brexit, Trump dhe tash shkarkimi i Ranieri – po ndodhin gjëra të çuditshme” NULL NULL 24.02.2017 15:31 24.02.2017 15:31 Strategu gjerman ka shprehur habinë e tij me shkarkimin e italianit nga posti i trajnerit të Leicester City Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka thënë se shkarkimi i Claudio Ranieri nga Leicester City ishte veprim i cuditshëm. Strategu italian u shkarkua nga drejtuesit e skuadrës të enjten, pas një serie rezultatesh të dobëta. Dhe gjermani e ka shprehur habinë e tij për këtë zhvillim, duke e krahasuar me Brexit dhe zgjedhjen e Donald Trump president i ShBA-së. “Nuk e di pse Leicester e bënë këtë gjë. Të gjithë mund ta shohin qartë situatën e skuadrës”. “Ranieri është person i vecantë. Brexit, Trump dhe tani shkarkimi i Ranieri. Gjëra të cuditshme po ndodhin”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë