Brexit pa marrëveshje, bizneset britanike të tmerruara NULL NULL 19.12.2018 08:55 19.12.2018 08:55 Bizneset britanike kanë kritikuar politikanët se po fokusohen në mospajtime të brendshme në vend se të përgatiten për Brexit, përderisa kanë paralajmëruar se nuk ka kohë të mjaftueshme për t’u përgatitu për një skenar pa marrëveshje. Përderisa dita e daljes së Britanisë nga BE-ja po afron, bizneset kanë përcjellë të trishtuar përleshjet e vazhdueshme brenda Westminster. Kabineti qeveritar u takua të martën për të diskutuar rreth përgatitjeve për një dalje pa marrëveshje. Mirëpo disa grupe kanë thënë se ideja për daje nga BE-ja pa marrëveshje nuk është kredibile. Organizata të ndryshme të bizneseve në një deklarate te përbashkët kanë thënë se mungesa e progresit në parlament nënkupton që rreziku për Brexit pa marrëveshje po rritet, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër 30 minuta më parë