Bregdetit shqiptar i mungojnë shpëtimtarët dhe zonat e precizuara për not NULL NULL 20.07.2017 23:40 20.07.2017 23:40 Gjatë këtij sezoni veror kanë ndodhur shumë raste të pushuesve kosovarë të cilët kanë gjetur vdekje, si pasojë e mbytjes në det. Sipas zhytësit, Ismajl Kasumi, këto raste vijnë si pasojë e mungesës së shpëtimtarëve nëpër bregdetin shqiptar si dhe mungesës së zonave të precizuara se deri ku qytetarët mund të notojnë. “Gjithë këto raste të mbytjeve janë një tragjedi, mirëpo në bregdetin shqiptar nuk janë të precizuara vendet deri ku mund të notojnë qytetarët, mungojnë shpëtimtarët dhe nuk ka vrojtore. Do të apeloja tek të gjithë pronarët e plazheve që të precizojnë këto zona sa më shpejt, ndryshe apeloj tek qytetarët mos t’i bëjnë pushimet në bregdetin shqiptar” ka thënë Kasumi në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës. Tutje Kasumi ka bërë një krahasim me bregdetin e Malit të Zi dhe atë të Kroacisë, duke potencuar q, për dallim nga Shqipëria, këto dy vende kanë të saktësuar zonat për not si dhe kanë vrojtore nëpër plazhe. Ndërsa disa nga këshillat e Ismajl Kasumit, në lidhje me notin dhe rrymat detare janë si më poshtë. “Nuk duhet të futeni në ujë me trupin e nxehtë e të djersitur. Trupi duhet ngadalë t’i përshtatet temperaturës së ujit, ndryshe vije deri tek ngërçi” “Vala kur vjen ngritët dhe bie, kështu duke formuar një kanal, një rrymim të ujit, që të tërheq dhe mund të jetë fatale për jetën e njeriut” “Në qoftë se ndodhë që ndonjë person është duke u mbytur në ujë, nuk duhet ti afrohemi përpara. Duhet të jemi të kujdesshëm të largohemi nga personi, si ta kapim dhe si ta nxjerrim nga uji” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024