Braziliania që la pa medalje dy kosovare NULL NULL 29.08.2017 19:03 29.08.2017 19:03 Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi u lanë pa medalje pasi të dyja u mposhtën nga shpresa e xhudos braziliane, Erika Miranda, në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Budapest Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, nuk arriti të marrë asnjë medalje në Botërorin e Budapestit. Pa medalje nga kjo garë u largua edhe xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi, që po ashtu nuk ishte në elementin e saj. Të dyja këto bashkë u mposhtën nga braziliania Erika Miranda, që shihet si shpresa e xhudos së vendit që më shumë se për të njihet për futbollin. Për më keq, nga sfida me Miranda, kampionia olimpike Klemendi, doli e një lëndim, të cilin e konfirmoi edhe trajneri i saj, Driton Kuka. Majlinda ka pasur histori të mëhershme me brazilianen, që e pati mposhtur në Rio De Janeiro, më 2013, për të dalë më e mira atëbotë. Ndërsa në Olimpiadën Rio 2016, Miranda i qe shmangur, për faktin e vetëm se nuk kishte arritur të kalonte në fazat finale të garës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 11 orë më parë