Pasi është renditur e dyta Grand Prix të mbajtur në Spanjë, peshëngritësja kosovare ka fituar të drejtën për të qenë pjesë e garave të Kampionatit Botëror

12:37, 12 Maj 2018

Peshëngritësja Leonora Brajshori ka dalë e dyta në Grand Prix që u mbajt në Spanjë këtë javë.

Me këtë fitore Brajshori, që çoi 145 kilogramë, ka arritur normën e kërkuar për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror.

Ajo është shprehur e lumtur për rezultatin, por më shumë për ngritjen e flamurit të Kosovës në Spanjë, vend që nuk e njeh pavarësinë e shtetit tonë.

Interesante