15:37, 4 Dhjetor 2018

Faqja zyrtare për të dhënat e boksierëve profesionist në mbarë botën, ka përmirësuar një gabim.

BoxRec (boxrec.com) e kishte shpallur si humbje përballjen e parë të Florian Markut në boksin profesionist.

Luftëtari shqiptar, më 1 dhjetor 2018 në Ulm të Gjermanisë ishte sfiduar nga boksieri serb Nikola Janicievic.

BoxRec më 4 dhjetor e ka përmirësuar gabimin, që bënë zyrtare fitoren e Florian Markut me nokaut teknik (TKO) ndaj boksierit serb Nikola Janicievic.

Kështu pas një karriere të suksesshme në sportet e përziera luftarake (MMA), 26 vjecari e ka nisur me fitore rrugën e tij në boksin profesionist.

Më poshtë mund ta shihni përmirësimin e BoxRec dhe videon ku Marku ka fituar në raundin e parë.

 

klankosova.tv