19:22, 14 Qershor 2017

David Bowie, John Peel, John Lennon dhe Paul McCartney janë mes shumë yjesh që janë nderuar me pllaka të kaltra për Ditën e Muzikës së BBC-së.

BBC Music Day mbahet të enjten dhe për ta shënuar këtë event, radiostacionet lokale të BBC-së kanë zbuluar 47 pllaka të kaltra përreth Britanisë , që simbolizojnë “lokacionet që kanë luajtur rol masiv në trashëgiminë tonë muzikore”.

John Lennon dhe Paul McCartney do të nderohen me pllakën e kaltër në vendin ku kanë luajtur koncertin e vetëm si dyshe (The Nerk Twins”, në Fox and Houunds, të Caversham, Berkshire.

Ndërkaq, Bowie do t’i pranojë dy pllaka në total, një në Soho të Londrës që shënon vendin ku ai ka regjistruar albumet e tij “Hunky Dory
“ dhe “The Rise and Fall of Ziggy Stardust”, si dhe një në Kent, që ta shënojë formimin e bendit të tij të hershëm The Manish Boys.

Interesante