22:37, 26 Nëntor 2017

Formula 1 ka përfunduar për këtë sezon, me Hamilton kampion dhe Bottas që fiton Çmimin e Madh të Abu Dhabi, i cili ishte i fundit i këtij sezoni.

Po ashtu si u renditën një ditë më parë në provat zyrtare, tri vendet e para nuk pësuan asnjë ndryshim gjatë garës, me Bottas që shkoi i qetë drejt triumfit dhe fitoren e tretë në karrierën e tij.

Menjëherë pas Bottas u rendit kampioni Hamilton, ndërsa Vettel i treti.

Dy makinat Mercedes bën një nisje shumë të mirë, duke mos lejuar asnjë prej makinave që vinin nga pas t’u rrezikonin vendet e kreut.

Deri në momentin e nisjes së “pit stop”-eve, në pesë makinat e para nuk pati asnjë ndryshim vendesh. Por më pas Ricciardo pati probleme me makinën dhe u tërhoq nga gara, duke ia lënë vendin e katërt Raikkonen.

Deri në xhiron e 55, e cila ishte edhe e fundit për këtë çmim të madh, por edhe e fundit e këtij Botërori, nuk pati asnjë ndryshim mes të parëve.

klankosova.tv

 

 

Interesante