Botërori më i veçantë me Klan Kosovën NULL NULL 13.06.2018 18:21 13.06.2018 18:21 Klan Kosova do ta organizojë një program special sportiv dedikuar Kampionatit Botëror në futboll që fillon pasnesër. I quajtur “Minutat e Botërorit”, dhe i udhëhequr nga Maki Bajrami dhe Emanuell Syla, ky emision do ta dokumentojë çdo detaj interesant të garës më të ndjekur sportive në glob. Bashkë me dyshen e Klanit, analistë të përhershëm do të jenë trajnerët e futbollit, Afrim Tovërlani dhe Gani Sejdiu, të cilët do t’i japin analizat dhe komentet e tyre pas secilës ndeshje të Botërorit. Krahas tyre, mysafirë do të jenë edhe figura të njohura nga fushat e tjera, përfshirë edhe artistë e politikanë, të cilët do ta shfaqin një anë tjetër të tyre, për dallim nga ajo që i njeh publiku. Anash nuk do të lihen as qytetarët e Kosovës, të cilëve do t’iu lypset mendimi lidhur me Botëror, si dhe mbresat dhe emocionet e tyre për këtë ngjarje. “Minutat e Botërorit” po ashtu do ta sjellë çdo ditë nga një reportazh ditor mbi Kupën e Botës, por edhe historikun e garës më të çmuar në futboll dhe më gjerë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.