Bota po mbetet pa antibiotikë NULL NULL 20.09.2017 23:00 20.09.2017 23:00 Liderët e shëndetit paralajmërojnë për një “urgjencë globale” pasi që pacientët po zhvillojnë një rezistencë në rritje ndaj ilaqeve, gjë kjo që mund ta rrezikojë progresin në mjekësinë moderne. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha që “rezistenca antimikrobiale është një urgjencë globale”. Rezistenca në rritje ndaj ilaqeve që mund t’i luftojnë infeksionet mudet seriozisht që ta dmëtojë përparimin e arritur në mjekësinë bashkëkohore, ka thënë lideri i OBSH-së. Këto konstatime erdhën pasi që një raport i ri i OBSH-së gjeti një mungesë serioze të ilaçeve të reja në zhvillim, që po luftojnë kërcënimin në rritje të rezistencës së antibiotikëve. Ekspertët e shëndetësisë më herët kanë paralajmëruar që rezistenca ndaj ilaçeve antimikrobiale mund të shkaktojë një kërcënim më të madh për njerëzit se kanceri. Nëse antibiotikët e humbin efikasitetin e tyre, atëherë procedurat mjekësore kyçe si prerja cezariane, kimioterapia etj. mund të jenë shumë të rrezikshme për t’u ekzekutuar. Rreth 700 mijë njerëz në botë vdesin çdo vit shkaku i infektimeve si pasojë e tuberkulozes rezistente ndaj ilaçeve, HIV-it dhe malaries. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 24 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 24 orë më parë