8:34, 10 Maj 2018

Boston Celtics ka fituar ndaj Philadelphia 76ers me rezultat 114-112 duke e përmbyllur serinë 4:1 ndaj tyre me ç’rast ka prekur finalen e Konferencës Lindore.

Te Philadelphia, Dario Sariq dhe Joel Embiid me nga 27 pikë e 10/12 kërcime ishin më të mirët te mysafirët, megjithatë Celtics u udhëhoq nga debutanti Jayson Tatum me 25 pikë.

Celtics në finalen e Lindjes do të kenë punë me Cleveland Cavaliers, që fshinë Toronto  Raptors 4:0.