10:00, 16 Maj 2018

Boston Celtics  e ka ngritur epërsinë në 2:0 ndaj Cleveland Cavaliers në kuadër të finales së Konferencës së Lindjes në NBA.

Klubi nga New England triumfoi me rezultat 107:94, i udhëhequr nga 23 pikët e Jaylen Brown.

Ndërkaq te Cavs, më i miri ishte LeBron James me 42 pikë, 12 asistime e 10 kërcime.