Boston ia rrëmben pozitën e parë Clevelandit NULL NULL 11.04.2017 08:31 11.04.2017 08:31 Boston Celtics tani gjendet në vendin e parë në konferencën lindore, ndërsa Cavaliers kanë rënë në pozitën e dytë kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje në përfundim të stinorit të rregullt të NBA-së. Mbrëmë, Celtics mposhtën Brooklyn Nets me rezultat 114:105 ndërsa Cavs pësuan nga Miami Heat 124:101, lojë kjo që shkoi në shtesë kur rezultati kishte qenë 108:108. Miami Heat me këtë fitore mban shpresat gjallë për kualifikim në playoff. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.