Bosnja nuk u jep viza basketbollistëve kosovarë NULL NULL 08.08.2018 18:35 08.08.2018 18:35 Përfaqësuesja e basketbollit të Kosovës U16 nuk ka mundur të marrë pjesë në Kampionatin Evropian pasi që Bosnja nuk i ka pajisur me viza. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku, për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës, përcjell Klan Kosova. Në komunikatë shkruan se pavarësisht se përfaqësuesja U16 e ka dërguar me kohë të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga Federata e Basketbollit të Bosnje e Hercegovinës, ata vonë kanë marrë dritën e gjelbër për të aplikuar për vizë në Ambasadën e Bosnje e Hercegovinës me lokacion në Shkup. “Stafi i FBK-së tash e dy ditë është duke qëndruar në Ambasadën në Shkup, por vizat ende nuk i kemi marrë. Ne është dashur mbrëmë të nisemi për në Sarajevë, por jemi detyruar, në mungesë të vizave, që nisjen ta shtyjmë për sot në ora 12:00, sepse kemi pasur garanci se vizat do lëshoheshin sot në ora 8.30. Sidoqoftë, deri më tani nuk ka asgjë të re në këtë drejtim”, ka thënë Dushku. Ndërsa kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, e quan puro politik vendimin e Bosnjës dhe Hercegovinës për ta penguar pjesëmarrjen e përfaqësueses kosovare në kampionatin evropian që do të mbahet prej 9 deri më 18 gusht në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. “FIBA është shumë e indinjuar me gjithë këtë që po ndodh, e vetëdijshme se të gjitha kërkesat ligjore për lëshimin e vizave janë përmbushur dhe se vendimi është puro politik”, ka thënë Fetahu. “Sidoqoftë ne jemi edhe më të indinjuar dhe dëshpëruar, pasi që kjo nuk ka të bëjë asgjë me sport, e gjithë kjo është politikë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.